Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini me bashkëpunëtorë, ka qëndruar sot në Gjakovë, ku u mbajt Kuvendi i VIII Zgjedhor në regjionin e Gjakovës.
Me këtë rast, Shahini falënderoj pjesëmarrjen e 50 bizneseve të Gjakovës në këtë kuvend zgjedhor që të bëheni pjesë e vendimmarrjes të AKB-së.
“Aleanca jonë sot është një shtëpi që u ndërtua nga të gjithë më 20 viteve të ekzistencës së saj, fal jush qe jeni të ulur në këtë sallë dhe shumë të tjerë që nuk janë këtu, për punën e AKB besoj që flasin veprat dhe aktivitet që i kemi bërë plotë 20 vite!. Ne AKB-ja jemi optimistë për të ardhmen tonë. Ne e dimë që planet tona do të ecin përpara, shpresat nuk do të shuhen, ëndrrat do të realizohen.E sotmja është në duart tona dhe atë do ta ndërtojmë së bashku. Kështu siç jemi edhe në këtë kuvend zgjedhor”, tha Shahini.
Shahini tha se, ju ftoj të gjithë juve dhe strukturave të reja që të plotësojmë njëri-tjetrin aty ku mundemi e së bashku të punojmë për zhvillimin ekonomikë në Republikën e Kosovës.
“Dilema rreth të ardhmes tonë nuk ka. Këtë do ta bëjmë së bashku, të gjithë bashkë, nën vizionin dhe logon e Aleancës Kosovare të Bizneseve”, theksoi Shahini.
Kryetari i Degës AKB-së, Argjend Fetahu, i përshëndeti të pranishmit dhe njëherësh i falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme në mbështetje të AKB dhe atë si kryetar i degës.
“Jemi munduar të japim kontribut ne mbështetje të prodhueseve, bizneseve, investitorëve dhe në zhvillimin ekonomik lokal dhe nivel qendror”, tha Fetahu.
Kujtim Dula, në fjalë rasti i përshëndeti mysafirët, kryetarin Shahini dhe gjithë të pranishmit.
“U përgëzoj për punën, projektet, iniciativat dhe panairet qe i organizoni. Mund të ju them që jeni shembull për të mirë në zhvillimin ekonomik, promovimin e prodhimeve vendore e mbi gjitha ne stimulimin e punësimit”, tha Dula.
Pastaj Kryetari i degës Argjend Fetahu, i hapi punimet e kuvendit të VIII zgjedhor konformë statutit të AKB!
Delegatet në mënyrë unanime ri zgjedh kryetar të degës Argjend Fetahu më mandat 4 vjeçar, ndërsa nënkryetar u zgjodh Visar Podrimja. U votuan edhe kryesia e degës dhe 10 delegatët për nivelin qendror zgjedhor të AKB-së.
Kryetari i ri-zgjedhur Fetahu, i falënderoj përzemërsisht për besimin që i vazhduan ta udhëheq prapë AKB nivel regjional.
“Ketë nuk po e marr si privilegj, por si obligim, sepse na presin shumë punë dhe angazhime të përbashkëta në të mirë të biznesit dhe zhvillimit ekonomik”, tha Fetahu.
Ai tha se, ju uroj sinqerisht të gjithëve që jeni ulur në këtë sallë, shëndet të mirë, suksese në gjithçka që secili prej jush ka në këtë jetë! Na priftë e mbara dhe takohemi në aktivitetet e radhës.