Fahrije Hoti pritet të jetë pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet e 7 qershorit, ka njoftuar ish-presidentja Vjosa Osmani. Në një postim në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit të tyre politik, duke përfaqësuar qytetarët në këtë proces.
Osmani e ka përshkruar Hotin si një “figurë të fortë dhe të ndershme”, duke theksuar se ajo është një grua punëtore dhe mbështetëse e vazhdueshme e grave, Krushës dhe Kosovës në përgjithësi.
Sipas saj, pas zgjedhjeve të 7 qershorit, Hoti pritet të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës.
Osmani gjithashtu ka theksuar se së bashku kanë treguar forcë edhe në përballje me çështje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë paraqitjet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Parlamentin Evropian dhe forume të tjera.

