Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë kur një makinë u përplas me një turmë njerëzish në qendër të Leipzigut të hënën, sipas rrjetit televiziv lokal MDR.
Policia e Leipzigut konfirmoi për Reuters se kishte të lënduar nga automjeti, duke shtuar se shoferi ishte arrestuar. Sipas gazetës BILD, ai po tregonte “shenja të paqëndrueshmërisë mendore” kur u arrestua.
Zona është rrethuar dhe dhjetëra ekipe shpëtimi, ambulanca, makina patrullimi dhe helikopterë ndodhen në vendngjarje, ndërsa dyqanet janë mbyllur ndërkohë.
Një Volkswagen SUV u pa duke ecur me shpejtësi në një rrugë për këmbësorë, sipas transmetuesit lokal Radio Leipzig.
Stacioni citoi dëshmitarë okularë, të cilët raportuan se kishte disa trupa të mbuluar me çarçafë, me informacione të tjera që sugjeronin gjithashtu një sulm me thikë.
Në vitet e fundit, ka pasur disa sulme me makina në Gjermani, të tilla si në tregjet e Krishtlindjeve të Berlinit në vitin 2016 dhe Magdeburg në vitin 2024 dhe në demonstratën e sindikatës ver.di në Mynih në fillim të vitit 2025.
Me informacion nga Reuters

