Thursday, June 18, 2026
HomeEkonomiDogana zbulon rreth 1 milion euro të padeklaruara në Merdare

Dogana zbulon rreth 1 milion euro të padeklaruara në Merdare

Rreth një milion euro të padeklaruara ka zbuluar sot Dogana e Kosovës gjatë kontrollit të një automjeti në pikën e kalimit kufitar në Merdare. Dogana thotë se automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij.

Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës thotë se ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike.

“Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet e ngritura nga skaneri janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit. Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1,000,000 (një milion) euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Prokurori kompetent është njoftuar dhe, në koordinim me të, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në përputhje me autorizimet ligjore”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës thekson se përdorimi i teknologjisë së avancuar të kontrollit, si skanerët X-Ray, mbetet një nga mjetet kyçe për zbulimin e rasteve të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme financiare.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02t87zaGk5qRXJcUWABvZevfZZZce3jf6b8bYKPBJwiMHwBRCFzuTYXZx6G6Vm84Lvl%26id%3D100064594213735&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram