Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëNga nesër mbyllet përkohësisht rruga `Vicianum` në Prishtinë, shkak punimet

Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga `Vicianum` në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër deri më 12 maj do të mbylllet përkohësisht “Vicianum” në lagjen Arbëria.

Sipas njoftimit, shkak për mbylljen e saj do të jenë punimet në këtë rrugë.

“Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën “Vicianum”, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti. Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim”, theksohet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram