Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëOperacioni Kosovë–Austri, nën hetim dy të dyshuar për krime ekonomike

Operacioni Kosovë–Austri, nën hetim dy të dyshuar për krime ekonomike

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me njësitë relevante policore, ka zhvilluar hetime të bazuara në autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit, hetimet janë iniciuar pas një kërkese nga autoritetet austriake përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare (NJN), ndaj dy të dyshuarve, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, me datën 05.05.2026 është zhvilluar një operacion policor ku janë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Fushë Kosovë në të cilin kanë marrë pjesë edhe hetues nga shteti i Austrisë”, thuhet në njoftim.

Rasti mbetet nën hetim, me fokus në identifikimin e aseteve apo çfarëdo përfitimi pasuror që mund të jetë në posedim të të dyshuarve, e që dyshohet se është siguruar përmes aktiviteteve kriminale.

Tutje thuhet se ky angazhim konfirmon profesionalizmin dhe besueshmërinë e Policisë së Kosovës në bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar luftën kundër krimit dhe sundimin e ligjit përtej kufijve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram