Wednesday, May 6, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu ngushëllon për vdekjen e ish kryeparlamentarit Servet Pëllumbi

Haxhiu ngushëllon për vdekjen e ish kryeparlamentarit Servet Pëllumbi

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në emër të Republikës së Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, profesor Servet Pëllumbit.

“Profesor Servet Pëllumbin do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të urtë, me një mprehtësi të pazakontë në analizën dhe shpjegimin e fenomeneve filozofike, politike dhe shoqërore. Përmes veprave të tij akademike, brezat e rinj mësojnë dhe përgatiten për të ardhmen, ndërsa përmes angazhimit të tij në jetën shoqërore, ai na mësoi të gjithëve se si duhet t’i shërbejmë vendit tonë me nder, krenari dhe përgjegjësi të lartë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të u.d. presidentes Haxhiu.

Sipas saj, në vitet e vështira të tranzicionit në Republikën e Shqipërisë, ai vuri dijen dhe potencialin e tij akademik në funksion të demokratizimit dhe reformimit të sistemit.

“Periudhat tranzitore shpesh nxjerrin figura të paharrueshme, dhe i tillë do të mbetet gjithmonë Profesor Servet Pëllumbi. Në vitet 2002–2005, si kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ai kontribuoi në forcimin e institucioneve demokratike, avancimin e legjislacionit dhe konsolidimin e parlamentarizmit në vend”, ka thënë tutje Haxhiu.

Ajo ka theksuar se humbja e tij është humbje për të gjithë kombin, andaj bashkëndjen me familjen dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.

“Veprimtaria e tij do të mbetet e çmuar dhe udhërrëfyese për brezat që vijnë. I përjetshëm qoftë kujtimi për Profesor Servet Pëllumbin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të u.d presidentes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram