Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëUGSH: Ndalimi i komunikatave ditore të Policisë është censurë ndaj informimit publik

UGSH: Ndalimi i komunikatave ditore të Policisë është censurë ndaj informimit publik

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar kundër urdhrit të ri të Policisë së Shtetit për ndalimin e publikimit të komunikatave ditore nga drejtoritë e qarqeve dhe Drejtoria e Përgjithshme, duke e cilësuar atë një vendim censurues ndaj informimit publik.

Sipas Unionit, vendimi i komunikuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhbën një praktikë shumëvjeçare transparence dhe kufizon ndjeshëm aksesin e mediave dhe publikut në informacion.

UGSH vlerëson se pretendimi i Policisë se ky ndryshim “nuk është tërheqje nga transparenca” bie ndesh me efektet reale që sjell reduktimi i komunikimit publik. Sipas organizatës, përqendrimi i informacionit në një komunikim të vetëm mujor centralizon burimet zyrtare dhe vështirëson raportimin e përditshëm, veçanërisht për gazetarët e kronikës.

Në reagim thuhet gjithashtu se Policia e Shtetit nuk mund të marrë përsipër rolin e filtrimit të informacionit në emër të “shëndetit mendor të publikut”, pasi përgjegjësia për trajtimin profesional të informacionit i takon mediave dhe gazetarëve.

UGSH paralajmëron se praktika e re rrezikon të sjellë burokraci informative, kufizim të raportimeve në kohë reale dhe kontroll më të madh mbi informacionin që bëhet publik.

Unioni kërkon pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe nisjen e konsultimeve me komunitetin e gazetarëve dhe reporterëve të kronikës për të ndërtuar një praktikë të re komunikimi që respekton lirinë e informimit dhe standardet e transparencës institucionale.

Get smarter responses, upload files and images, and more.

Log in

Sign up for free

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram