Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar jetën dhe veprën e Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.
Në reagimin e saj, LDK ka theksuar se Komandant Drini u vra para 26 vitesh, pak muaj pas çlirimit të Kosovës, për të cilën luftoi gjatë gjithë jetës së tij.
Sipas Lidhjes Demokratike, kontributi i tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës dhe në ndërtimin e paqes pas luftës, mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.
“Para 26 vitesh, pak muaj pas çlirimit të Kosovës për të cilën luftoi tërë jetën, Ekrem Rexha, i njohur si komandant Drini u vra pranë shtëpisë së tij. Kontributi i tij në radhët e UÇK-së gjatë luftës dhe në ndërtimin e paqes pas luftës, mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhme të Kosovës. Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi. Nderimi më i madh për Drinin do të jetë kur përgjegjësit e vrasjes së tij të dalin para drejtësisë. I përhershëm kujtimi për Komandant Drinin!”, thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.

