Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëMoti sot: Vranësira, intervale me diell dhe reshje lokale

Moti sot: Vranësira, intervale me diell dhe reshje lokale

08:01 / 09.05.2026

Moti sot: Vranësira, intervale me diell dhe reshje lokale

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por herë pas here me intervale me diell.

Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 16–19°C.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–11 m/s”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram