Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe unitetin e treguar në një organizim të mbajtur mbrëmjen e kaluar.
Përmes një statusi publik, Osmani falënderoi “çdo zemër që besoi, çdo dorë të zgjatur me dashuri dhe çdo përqafim që na bashkoi mbrëmë”, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit për Kosovën.
Ajo tha se mbështetja dhe afërsia e treguar gjatë mbrëmjes dëshmuan edhe një herë frymën e unitetit dhe përkushtimit ndaj vendit.

