Wednesday, May 13, 2026
HomeLajmeKosovëPDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja

PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja

Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se në listë janë 50% prurje të reja, derisa kandidatët e këtij subjekti i ka vlerësuar si profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve.

“Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë. Njerëz që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj”, ka shkruar Hamza në Facebook, teksa e ka bërë publike listën e kandidatëve.

Ai ka bërë të ditur se në ditët në vijim PDK do ta prezantojë edhe programin, siç ka thënë ai, më serioz dhe më të përgjegjshëm për shtetin dhe qytetarët.

“Më 7 qershor, ju do ta keni edhe një mundësi për të vendosur për të ardhmen e vendit, ndërsa thirrja ime është e përzemërt: Besoni në Kosovë”, ka shtuar Hamza.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram