Wednesday, May 13, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu: Masakra e Korishës ndër krimet më të rënda të luftës në...

Haxhiu: Masakra e Korishës ndër krimet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në Korishë, në përkujtim të viktimave të masakrës së 13 majit 1999.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu u përkul me respekt para kujtimit të martirëve, duke e cilësuar masakrën e Korishës si një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë, ku humbën jetën 77 civilë shqiptarë, mes tyre 30 fëmijë, si dhe 11 të tjerë gjatë periudhës mars–qershor 1999.

Ajo theksoi se në Korishë dhe fshatrat përreth, civilët shqiptarë u dëbuan, u ndaluan dhe u mbajtën nën trysninë e forcave serbe, ndërsa disa prej tyre u morën peng dhe u detyruan të kryejnë punë për nevoja ushtarake.

Haxhiu shtoi se Korisha mbetet dëshmi e rëndë e krimeve të kryera ndaj popullsisë civile shqiptare dhe se familjet e viktimave kanë të drejtë për drejtësi, duke theksuar se institucionet e Kosovës do të qëndrojnë pranë tyre deri në zbardhjen e plotë të këtyre krimeve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRKSPresidenca%2Fposts%2Fpfbid03hwJzQVX1cavp87kbzNxBpdg67qGfLBYRhNN8UvFhgs98SnUskXrUu49MofwHMdbl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram