Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëNë Korishë të Prizrenit përkujtohen 77 viktimat e 13 majit 1999

Në Korishë të Prizrenit përkujtohen 77 viktimat e 13 majit 1999

27 vite më parë banorët e fshatit Korishë të Prizrenit, dhe të disa fshatrave të tjerë që ishin strehuar në këtë fshat, teksa largoheshin për t`u ikur masakrave të njëpasnjëshme të pushtuesit, ranë në kurthin e forcave serbe.

Teksa bombardoheshin pikat e rëndësishme të sistemit shtetëror serb të asaj kohe, një gjuajtje e NATO-s mbi një traktor me të shpërngulur mori jetët e 77 personave të pafajshëm.

“Jemi mbledhur për të mos harruar, për të dëshmuar të vërtetën, për të nderuar ata që ranë për liri dhe dinjitet njerëzor. Lavdia e dëshmorëve dhe martirëve tanë do të jetojë përherë në kujtesën e Korishës, në historinë e Kosovës, si dhe në zemrat e brezave që do të vijnë pas”, tha Hasan Ahmetaj, familjar i martirëve

77 martirët e Korishës dhe mysafirëve nga disa fshatra të tjerë që atë natë të kobshme ndodheshin në Korishë i përkujtuan familjarë, përfaqësues institucionesh dhe organizata të dala nga lufta.

“13 maji si një nga ngjarjet më të dhimbshme nga lufta jonë e fundit e UÇK-së, po vazhdon të na mbajë të vetëdijshëm se, liria e sotme, është rezultat i një sakrifice të madhe, po vazhdon të na kujtojë se armiku ynë shekullorë po ti jepet mundësia do të veprojë njëjtë. Për këtë shkak, ne e kemi obligim moral dhe njerëzor, të mos harrojmë këto krime dhe ti përgatisim të rinjtë tanë se një skenar i tillë, ç’do herë mund të përsëritet””, tha Lulzim Kabashi, ish komandant i Batalionit të Kabashit.

“Duke e ditur se UÇK-ja që vepronte në këto anë, duke e ditur se njësiti që komandohej nga komandant Lulzim Kabashi u shkaktonte humbje të mëdha armikut, kjo masakër nuk ishte e rastësishme””, tha Isa Berisha nga OVL e UÇK-së.

“Korisha mbetet simbol i vuajtjes së popullit tonë, por edhe simbol i qëndresës dhe i kujtesës sonë kolektive, është obligim moral dhe kombëtar që brezat e rinj ta njohin të vërtetën, që viktimat të mos harrohen dhe padrejtësitë e luftës të mos relativizohen”, tha Kujtim Gashi- Nënkryetar i komunës së Prizrenit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram