Thursday, May 14, 2026
HomeGjeopolitikTIKA ndihmon fermerët e komunës së Hanit të Elelzit

TIKA ndihmon fermerët e komunës së Hanit të Elelzit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA ka ndihmuar fermerët e komunës së Hani i Elezit. Përfaqësuesit komunalë dhe ata të Ambasadës së Turqisë thanë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit.

Fermeri Hajrulla Kalisi nga Hani i Elezit ka përfituar një mekanizëm bujqësor moto-kultivator me frezë, të dhuruar si donacion nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA.

Ai tha se këto pajisje do t’i ndihmojnë që më shpejt t’i kryejë të mbjellat dhe ta rrisë sipërfaqen e tyre.

 “Kjo na lehtëson punën sepse çdoherë kemi punuar me mjete primitive. E tash e tutje besoj që e kemi pak më mirë këtë motokultivator”, ka thënë Kalisi.

 “Na lehtëson shumë, p.sh. me punë me lopatë ose me diçka tjetër tokën për një orë, me këtë e kryejmë për gjysmë ore”, ka thënë Ramadan Thaqi – fermer.

Përfaqësuesit komunalë dhe ata të Ambasadës së Turqisë thanë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit.

 “Për ne sinqerisht është një mbështetje sado që materialisht ndoshta nuk ka një shumë të veçantë që mund të themi për t’u krenuar, por ajo mbështetja morale të cilën ju po e jepni Komunës së Hanit të Elezit për t’u dhënë shpresë këtyre bujqve që janë ndër fermerët, dhe kënaqësia më e madhe është krijimi i urave të bashkëpunimit”, ka thënë Mehmet Ballazhi – Kryetar i Hanit të Elezit.

 “TIKA është duke bërë një punë të mirë duke prekur çdo cep të Kosovës. Kështu, duke i realizuar këto projekte, është duke u rritur vëllazërimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë Tunç Angili – ambasador i Turqisë në Kosovë.

Nga donacioni i TIKA-s kanë përfituar 20 fermerë nga Hani i Elezit.

Përfaqësuesit komunalë dhe ata të Ambasadës së Turqisë thanë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram