Thursday, May 14, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu për masakrën e Qyshkut: Mizori e planifikuar e aparatit shtetëror

Haxhiu për masakrën e Qyshkut: Mizori e planifikuar e aparatit shtetëror

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar martirët e Qyshkut, Zahaqit dhe Pavlanit, në 27-vjetorin e masakrës.

“Atë mëngjes, Qyshku, Zahaqi dhe Pavlani u goditën si pjesë e një operacioni të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u dëbuan nga shtëpitë, ndërsa burrat u ndanë, u plaçkitën, u mbyllën në shtëpi dhe u vranë. Më pas, shtëpitë u dogjën për t’i mbuluar gjurmët e krimit”, ka thënë u.d. presidentja Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se në këto fshatra u goditën njerëz të paarmatosur, banorë e mysafirë që lufta i kishte gjetur aty.

“U shuan jetë, u prekën familje të tëra, u dogjën shtëpi dhe u dëbuan civilë shqiptarë nga vendi i tyre. Qyshku, Zahaqi dhe Pavlani mbeten dëshmi e një mizorie të planifikuar, e një aparati shtetëror që e ktheu vrasjen e shqiptarëve në metodë lufte dhe dëbimin në qëllim politik”, ka thënë ajo.

Sipas saj, drejtësia për këto masakra është detyrim ndaj familjeve, ndaj të mbijetuarve dhe ndaj vet Kosovës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRKSPresidenca%2Fposts%2Fpfbid0NArND14cSnvqE9LyJe4C4PFyH78W1w8ij7c3oN2LHqtCKRDGPMjvz22qLHL23LLJl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram