Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka folur lidhur me vlerësimin në nivel rajoni të luftës kundër korrupsionit në Republikën e Kosovës.
“Kosova renditet e para në rajon në luftën kundër korrupsionit, sipas raportit të Konrad-Adenauer-Stiftung, i publikuar së fundmi në shkurt të këtij viti. Ky vlerësim konfirmon përparimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në forcimin e mekanizmave të transparencës, rritjen e llogaridhënies e konsolidimin e sundimit të ligjit, si dhe forcimin e administratës publike që i shërben qytetarit dhe interesit publik, e jo interesave të ngushta private apo grupore. Lufta kundër korrupsionit është pjesë e pandashme e agjendës sonë shtetërore, çdo ditë dhe në çdo nivel të qeverisjes, përmes forcimit të mekanizmave të parandalimit, hetimit dhe ndëshkimit të çdo praktike abuzive, me parimin se askush nuk guxon të jetë mbi ligjin në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook”.

