Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëSyla: Gjendja e të plagosurit është e rëndë

Syla: Gjendja e të plagosurit është e rëndë

Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, tha për RTK se gjendja e të plagosurit mbetet e rëndë.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Pacienti është dërguar në sallën operative të QE-së nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Pas intervenimit, do të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror për trajtim të mëtejmë”, tha Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.  Sipas njoftimit nga Policia, informatat për të shtëna në këtë rrugë i kanë marrë rreth orës 21:40.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram