Sunday, May 17, 2026
HomeLajmeKosovëMoti si vranët dhe me intervale me diell ,me mundësi reshje shiu

Moti si vranët dhe me intervale me diell ,me mundësi reshje shiu

Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende- vende pritet të sjellin reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 17 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Cilësia e ajrit, sipas IHMK-së, parashihet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare, për shkak të qarkullimit të masave ajrore dhe pranisë së erërave të lehta deri mesatare.

Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:00.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram