Sunday, May 17, 2026
HomeLajmeKosovëZubin Potok, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Zubin Potok, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të armmabajtjes pa leje në fshatin Crepulë të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, më 16 maj 2026 rreth orës 12:20, gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar (të vjetër), zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake.

Në mesin e gjësendeve të sekuestruara janë: një armë automatike AK-47 me një karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), si dhe pajisje të tjera ushtarake, përfshirë një helmetë, një çantë me mjete për pastrimin e armëve dhe një uniformë të kamufluar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram