Monday, May 18, 2026
HomeLajmeKosovë`Sofra Dardane` bashkon shqiptarët në Tropojë

`Sofra Dardane` bashkon shqiptarët në Tropojë

Në qytetin e bukur Bajram Curri në Tropojë ka filluar edicioni i 24-t me radhë i festivalit folklorik “Sofra Dardane”, manifestim ky i organizuar nga Unioni artistik kombëtar dhe bashkia e këtij qyteti.

Festivali ka për qëllim hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike të trevave shqiptare gjithandej, thanë organizatorët.

“Tropoja krahas historisë së saj epike kurrë nuk e ka ndalur këngën dhe kërcimin si mjete paralele në trasnmetimin e vlerave më të spikatura kombëtare. Kjo nuk është vetëm një ditë relaksi dhe besimi por një vlerë shpirtërore, edukimi dhe transmetimi ndër breza. Bashkia e Tropojës me modesti por me shumë përkushtim dhe dashuri është pranë ‘Sofrës Dardane’, si një kujtesë e mrekullueshme për gjenezën, kulturën dhe folklorin që na veçon”, tha Rexhë Biberaj, kryetar i Bashkisë Tropojë.

Ndërkaq, Azgan Haklaj, drejtor i Unionit Artistik Kombëtar Shqiptar tha se ky është një event madhështor qytetaro-artistik.

“Jemi mbledhur nga të gjitha trojet, nga të gjitha gjymtyrët e lisit kombëtar shqiptar, një komb, një histori. Dhe ne atë kemi në dorë fjalën, këngën, vallen dhe këto tri shkronja UÇK, kanë qenë shkronja mbrojtëse”, tha ai.

Përgatitjen e këtij edicioni të festivalit e kanë vlerësuar lart edhe të pranishmit nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.

“Është jashtëzakonisht kënaqësi, e kanë përgatitur bukur, një ëndërr që ende nuk poi u besoj syve por është realitet, të gjithë ata që kanë punuar Zoti i shpërbleftë se përndryshe nuk ka asgjë më të këndshme në këtë jetë se me pa kombin shqiptar të bashkuar. Nuk është quajt kot, Malësia e Gjakovës”, tha Izet Tafilaj, mërgimtar.

Festivali folklorik ‘Sofra dardane’ në Bajram Curri do të zgjasë tri ditë me radhë, ku do të paraqiten ansamble kulturo-artistike dhe artistë nga të gjitha trojet shqiptare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram