Në kuadër të edicionit të shtatëmbëdhjetë të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, sot në Instituti Albanologjik i vazhdon punimet Sesioni i Historisë me temën bosht “Historiografia shqiptare përballë historiografisë evropiane”.
Konferenca, e cila mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00, ka mbledhur studiues, historianë dhe albanologë nga vendi dhe rajoni për të diskutuar mbi zhvillimet, sfidat dhe qasjet bashkëkohore të historiografisë shqiptare në raport me atë evropiane.
Gjatë sesionit pritet të prezantohen kumtesa shkencore që trajtojnë periudha dhe çështje të ndryshme historike, duke synuar thellimin e bashkëpunimit akademik dhe avancimin e studimeve albanologjike.
“Java e Albanologjisë” konsiderohet një nga aktivitetet më të rëndësishme shkencore në fushën e albanologjisë në Kosovë, duke shërbyer si platformë për shkëmbim idesh dhe prezantim të hulumtimeve më të reja shkencore.

