Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovëKomuna e Gjakovës pezullon drejtorin e SHFMU “Pjetër Bogdani” në Demjan

Komuna e Gjakovës pezullon drejtorin e SHFMU “Pjetër Bogdani” në Demjan

Komuna e Gjakovës, duke u bazuar në përgjegjësinë ligjore dhe morale për ruajtjen e standardeve në institucionet arsimore, ka marrë vendim për pezullimin e menjëhershëm, deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar, të drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” në Demjan, Nazmi Pnishi.

Ky vendim është marrë pas konstatimit të shkeljeve të rënda disiplinore dhe me qëllim të garantimit të integritetit dhe besueshmërisë së sistemit arsimor në komunë.

Komuna e Gjakovës thekson se distancohet fuqishëm nga veprimet individuale të personit në fjalë dhe mbështet të gjitha procedurat e mëtejme institucionale që do të ndërmerren nga organet përkatëse, në përputhje me ligjet në fuqi.

Bashkëngjitur këtij njoftimi është vendimi i përkohshëm i nxjerrë nga Komisioni Disiplinor i Komunës së Gjakovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram