Ministrja e Energjetikës, Iva Petrova, njoftoi ndryshimin e drejtorisë së Holdingut Energjetik Bullgar (si pjesë e masave për përmirësimin e menaxhimit në sektor. Bordi i ri i drejtorëve të Holdingut përfshin Andrej Zhivkov, Illza Çinkova, Ivo Todorov, Petër Angellov dhe Vasil Vasilev. Sipas Ministres, qëllimi është rritja e transparencës, efikasitetit dhe disiplinës financiare në holdingun shtetëror.
Vendimi vjen pas një kontrolli të Ministrisë së Energjetikës, gjatë të cilit janë konstatuar vonesa në reformat kyçe të sektorit dhe probleme me programet investuese. Për shkak të vonesave në reforma, ekziston rreziku për mbi 1 miliard euro financim nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe nga Planet Territoriale për Tranzicion të Drejtë.
Petrova njoftoi se nisin auditime në shoqëri të rëndësishme si Holdingu Energjetik Bullgar, Centrali Bërthamor “Kozlloduj“ – Kapacitete të Reja” dhe “Miniera Marica-Istok”. Qeveria po përgatit ndryshime në ligjet për energjetikën, për efikasitetin energjetik dhe për energjinë nga burimet e rinovueshme.
Holdingu është 100% në pronësi të shtetit bullgar dhe është ndërmarrja më e madhe shtetërore në vend sipas vlerës së aktiveve. Ai bashkon kompani që zhvillojnë veprimtari në prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike; transmetimin, tranzitin dhe depozitimin e gazit natyror, si edhe nxjerrjen e qymyrit linjit.

