Thursday, May 21, 2026
HomeLajmeKosovëBogujevci viziton punimet restauruese në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Bogujevci viziton punimet restauruese në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vizituar Muzeu Kombëtar i Kosovës për të inspektuar nga afër punimet restauruese që po zhvillohen në hapësirat muzeale.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, punimet janë të përqendruara në përmirësimin e kushteve për ruajtjen e koleksioneve muzeale, si dhe në rritjen e funksionalitetit të depos.

Në të njëjtën kohë, është planifikuar edhe rikonceptimi i ekspozitave të përhershme, me qëllim që muzeu të ofrojë një përvojë më moderne dhe më të qasshme për vizitorët.

Ministria ka bërë të ditur se këto investime janë pjesë e përkushtimit institucional për modernizimin e institucioneve kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore për gjeneratat e ardhshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram