By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KOMF kërkon jetë dinjitoze për çdo fëmijë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KOMF kërkon jetë dinjitoze për çdo fëmijë në Kosovë
Ballina 1Lajme

KOMF kërkon jetë dinjitoze për çdo fëmijë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/20 at 10:18 AM
Kosova Times Published November 20, 2022
Share
SHARE

Në ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, KOMF bën thirrje drejt institucioneve të ndërhyjnë me veprime konkrete për të garantuar mbrojtje dhe mirëqenie për të gjithë fëmijët në Kosovë.

Fëmijët viktima të abuzimit seksual, fëmijët me aftësi të kufizuar, fëmijët e përfshirë në punë të rënda dhe fëmijët viktima të abuzimit me substanca narkotike, kanë nevojë për mbrojtje dhe mbështetje të menjëhershme nga institucionet.

Viteve të fundit ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të veprave kundër integritetit seksual të fëmijëve sikurse dhunimi, sulmi seksual, etj. Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve janë duke ndodhur në ambiente si familje, komunitet, madje edhe në institucionet e mandatuara për mbrojtje të fëmijëve, si për shembull në institucione edukative, shkolla, etj.

Rastet e abuzimeve seksuale të fëmijëve dëshmojnë dhimbshëm jo vetëm ngathtësinë dhe mefshtësinë e sistemit të mbrojtjes së fëmijës, por edhe mungesën e theksuar të seriozitetit të gjithë sistemit të drejtësisë, në trajtimin dhe ndëshkimin e kryerësve të abuzimit me fëmijët.

Në anën tjetër, fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë nuk i gëzojnë të drejtat e tyre për arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe përballen me sfida të shumta. Sfidë kryesore e fëmijëve me aftësi të kufizuar mbetet qasja dhe gjithëpërfshirja, në mënyrë që ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Për fëmijët e përfshirë në punë të rënda dhe fëmijët viktima të abuzimit me substanca narkotike, ka mungesë të theksuar të shërbimeve bazike dhe të nevojshme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Investimet në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, janë ndër më të ulëtat në rajon. Shpenzimet nga xhepi i qytetarëve janë të larta, kjo në mungesë edhe të fondit për sigurime shëndetësore.

Në përgjithësi, shërbimet sociale vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë, përderisa kërkesa për këto shërbime po rritet në vazhdimësi. Ka mungesë të shërbimeve për fëmijët në nevojë, sidomos shërbimet e parandalimit dhe reintegrimit. Për të siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët, është i domosdoshëm financimi i qëndrueshëm i shërbimeve sociale.

KOMF apelon që të investohet urgjentisht në fuqizimin e shërbimeve ekzistuese dhe themelimin e shërbimeve që mungojnë, për të garantuar që çdo fëmijë të gëzojë një jetë dinjitoze. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi

Hoti: Shumica vendos, demokracia funksionon me votim të hapur

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Tahiri: Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi qëndrimin e PDK-së

Osmani: Kosova me vajzat tona në majat e botës edhe në siguri kibernetike

Kosova Times November 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti viziton pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Kreu i GUR: pas vrasjes së Kireev ishin ata që nuk donin fitoren e Ukrainës
Maqedonci: Roli i partnerëve në zhvillimin e FSK-së, fundamental
Në Ekuador, mjekët deklaruan të vdekur një grua 76-vjeçare. Por ajo filloi të marrë frymë, tashmë e shtrirë në një arkivol
Peci: MBPZhR-ja do të vazhdoj përkrahjen për agrobizneset
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?