Thursday, May 21, 2026
HomeLajmeKosovëNjë person ndalohet pas vdekjes së një punëtori në Vushtrri

Një person ndalohet pas vdekjes së një punëtori në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 orë në lidhje me rastin e vdekjes së një personi në vendin e punës në Vushtrri.

Sipas njoftimit të policisë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në koordinim me prokurorin, kanë zhvilluar veprime hetimore lidhur me rastin, ku janë intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Po ashtu, në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar.

Pas intervistimit, prokurori kujdestar ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram