Thursday, May 21, 2026
HomeLajmePse po lëviz Kurti "kaq rehat"? Vulin kërkon reagim radikal nga shërbimet...

Pse po lëviz Kurti “kaq rehat”? Vulin kërkon reagim radikal nga shërbimet sekrete serbe dhe rishikim te marreveshjes se Brukselit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste, Aleksandar Vulin duke folur për Kosovën tha se Serbia duhet ta rishqyrtojë Marrëveshjen e Brukselit dhe të ndjekë një “politikë shumë më të ashpër”. Deklaratat e Vulinit, një figure e njohur për retorikën e tij të ashpër nacionaliste në Serbi, paraqesin një përshkallëzim të ndjeshëm verbal dhe reflektojnë një qasje radikale ndaj marrëdhënieve me Kosovën dhe Bashkimin Evropian.

Propozimi i Vulinit për të krijuar lista me dhjetëra mijëra shqiptarë dhe për t’i akuzuar ata për “terrorizëm”, si dhe aluzionet e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti (“si mund të jetojë Kurti kaq rehat pranë shërbimit tonë“), kapërcejnë kornizat e diplomacisë normale.

“Unë me të vërtetë mendoj se duhet të tërhiqemi nga Marrëveshja e Brukselit, sepse Bashkësia e Komunave Serbe nuk është themeluar për 14 vjet. Çfarë na detyron ta respektojmë atë? Ne duhet të fillojmë të zhvillojmë politikën tonë ndaj Kosovës dhe Metohisë në një mënyrë të ngjashme me atë që bën Izraeli. Pse të mos bëjmë një listë prej 20,000-50,000 shqiptarësh dhe t’i akuzojmë të gjithë për terrorizëm. Cili është problemi? Epo, le të udhëtojnë përmes Bullgarisë. Gjithashtu ndodhi që ata që arrestuam u liruan. Pyeta pse, si në traditën më të mirë të Izraelit, nuk i shkëmbyem. Sa serbë po kalben në burgje për pesë, dhjetë vjet dhe askush nuk e di pse janë atje”, thotë Vulin.

Ai kujton se  serbët në Kosovë jetojnë nën “presion” të vazhdueshëm dhe i thotë shtetit se duhet të reagojë më fuqishëm .

“Vetëm imagjinoni nivelin e dhunës ndaj të cilit janë të ekspozuar serbët në Kosovë dhe shteti i tyre nuk bën asgjë kur bëhet fjalë për Kurtin. Dhe si mund të jetojë Kurti kaq rehat dhe të lëvizë kaq rehat pranë shërbimit tonë”, pyeti Vulin.

Kreu i Lëvizjes Socialiste përsëriti gjithashtu iniciativën për të mbajtur një referendum mbi vazhdimin e integrimit evropian të Serbisë, pra që qytetarët e vendit tonë të votojnë nëse janë pro parimit të harmonizimit me administratën e Brukselit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram