Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell, ndërsa vende-vende priten riga lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

