By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpi, biznese e rrugë të dëmtuara nga vërshimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtëpi, biznese e rrugë të dëmtuara nga vërshimet
Ballina 1Lajme

Shtëpi, biznese e rrugë të dëmtuara nga vërshimet

Kosova Times
Last updated: 2022/11/21 at 1:48 PM
Kosova Times Published November 21, 2022
Share
SHARE

Përmbytjet që shkaktuan shirat e furishëm të dielën, dëmtuan shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë në disa komuna të Kosovës.

Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku janë ndër më të prekurat dhe zyrtarë të institucioneve atje thonë se kanë nisur tashmë të bëjnë vlerësimin dhe sanimin e dëmeve.

Nga kompania e ujësjellësit rajonal “Prishtina” thonë se përmbytjet kanë turbulluar ujin në disa pjesë, duke çuar në reduktime.

“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë, në lagjen Kalabria në Prishtinë, në Drenas dhe në Obiliq”, thotë për Radion Evropa e Lirë Arjeta Mjeku, zëdhënëse në këtë kompani.

Sipas saj, furnizimi i rregullt do të rikthehet “në momentin që garantohet cilësia e duhur e ujit”.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Istog, Abedin Kabashi, thotë se situata në këtë komunë është më e qetë, por vazhdon të jetë e rëndë në disa zona.

“Deri në orët e vona kemi qenë në terren, kemi pasur ndërhyrje në disa fshatra në luginën e Drinit, ku gjendja ka qenë më e rënduar. Kemi bërë intervenime për të tejkaluar rrezikun e dëmtimeve më të mëdha në ekonomi familjare”, thotë Kabashi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, në dy shkolla dhe në një çerdhe të Istogut është ndërprerë procesi mësimor, pasi rrugët që çojnë në këto institucione janë të pakalueshme për këmbësorë.

Tre lumenjtë e kësaj komune, ai i Istogut, Shushicë dhe Kujavç, dolën vende-vende nga shtrati.

Për të shmangur situatat e tilla, Kabashi thotë se shtretërit e dëmtuar të këtyre lumenjve duhet të rregullohen.

Shiu vazhdon

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet e shiut me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë.

Më të theksuara pritet të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, përfshirë: Gjakovën, Junikun, Deçanin, Pejën, Istogun, Klinën, Malishevën, Rahovecin etj.

Në Vushtrri – komunë po ashtu e prekur nga vërshimit – drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Maliq Ferizi, thotë se situata është vënë nën kontroll.

“Jemi në terren, po vizitojmë banorët që janë prekur nga vërshimet dhe po bëjmë evidentime të dëmeve. Dëme të mëdha nuk ka. Bodrumet në disa shtëpi janë vërshuar. Shtabi emergjent është në gjendje gatishmërie”, thotë Ferizi për Radion Evropa e Lirë.

Reshjet e shiut rritën edhe nivelin e Lumit Erenik në Junik. Demokrat Ganijaj, drejtor për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, thotë se, përveç tjerash, muret mbrojtëse të këtij lumi janë dëmtuar.

“Kemi dëme në infrastrukturë, kemi dëme në Lumin Erenik, muret mbrojtëse të lumit janë dëmtuar si pasojë e vërshimeve, kemi një biznes që është përmbytur nga vërshimet”, sqaron Ganijaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, komuna, së shpejti, do të themelojë një komision për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Ndërkohë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës njoftoi se është duke bërë hartat e rrezikshmërisë nga përmbytjet dhe hartimin e planeve për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe thatësira, në mënyrë që, siç tha, në situata të tilla të jenë më të përgatitur.

Ministria u zotua se do t’i përmirësojë kapacitetet parandaluese dhe reaguese në situata të ngjashme.

“Jemi të angazhuar që të marrim masa konkrete përmes investimeve në infrastrukturë”, tha mes tjerash kjo ministri.

Shirat e furishëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Të fundit të mëdha kanë qenë përmbytjet në korrik në disa komuna të Kosovës, përfshirë Vushtrrinë, Gjilanin, Prishtinën etj.

You Might Also Like

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe

Kosova Times November 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani për vrasjet e grave: Duhet të sigurohemi që kemi kapacitete për reagim të menjëhershëm

Kosova Times Kosova Times December 2, 2022
Ushtria ukrainase në rajonin e Kurskut mori 3 mijë ushtarë rusë
Kush është Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe dy vëllezërve Bilali
Pse nuk ka protesta kundër luftës në Rusi?
Rebrov: Pjesëmarrja e Ukrainës në kohë lufte ishte fitore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?