Saturday, May 23, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Serbia kreu aktet më çnjerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë

Kurti: Serbia kreu aktet më çnjerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Dubravës. Ai ka deklaruar se në majin e vitit 1999, shteti gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më çnjerëzore të luftës së fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti rikujtoi se në maj të vitit 1999, në burgun e Dubravës, nga rreth 980 të burgosur shqiptarë, 116 u vranë mizorisht dhe 185 të tjerë u plagosën, ndërsa profesori dhe mendimtari politik Ukshin Hoti u zhduk me dhunë.

Ai theksoi se emrat e viktimave të gdhendur në memorial përbëjnë një aktakuzë të përhershme ndaj atyre që urdhëruan, organizuan dhe ekzekutuan këtë krim.

Kurti vlerësoi gjithashtu rolin e të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të masakrës, të cilët, sipas tij, përmes rrëfimeve, librave dhe dëshmive të tyre, kanë ruajtur të vërtetën historike dhe kujtesën kolektive nga harresa.

“Republika e Kosovës ka obligim moral dhe shtetëror që ta ruajë këtë kujtesë, ta dokumentojë të vërtetën dhe të kërkojë drejtësi për të gjitha viktimat”, theksoi Kurti.

Sipas tij, vetëm një shtet që kujdeset për kujtesën historike mund të ndërtojë drejtësi dhe paqe të qëndrueshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram