Saturday, May 23, 2026
HomeLajmeKosovëEmërimet, rizgjedhjet dhe avancimet e personelit akademik vazhdojnë në UP

Emërimet, rizgjedhjet dhe avancimet e personelit akademik vazhdojnë në UP

Në mbledhjen e senatit të zhvilluar dje u morën një sërë vendimesh lidhur me Universitetin e Prishtinës. 

Senatorët njëzëri miratuan konkursin për studentët e rinj të nivelit bachelor e master në vitin akademik 2026/’27, duke vendosur një praktikë të re të nisjes dhe planifikimit me kohë të proceseve të rëndësishme të UP-së. 

Gjithashtu edhe në këtë mbledhje, si në të kaluarën, u vazhdua me emërime nga konkursi publik dhe rizgjedhje ose avancime të personelit akademik, sipas nevojave të brendshme të fakulteteve. U miratuan edhe konkurset shtesë për profesorët dhe asistentët e angazhuar. 

U pranua kërkesa e ardhur nga Fakulteti Filozofik për profesorin vizitor Harald Floss nga Universiteti i Tübingen-it, njëri nga universitetet më të vjetra të Gjermanisë që do të ligjërojë në këtë fakultet gjatë vitit të ri akademik që nis më 15 shtator. 

Senatorët shfuqizuan vendimin për themelimin e komisionit vlerësues për një pozitë të një konkursi në Fakultetin Filozofik dhe zgjodhën anëtarët e rinj të këtij komisioni, për t’iu shmangur konfliktit të mundshëm të interesit. Komisioni do të përbëhet nga profesori i Universitetit të Gracit, prof. Florian Bieber, profesori i Universitetit të Stokholmit dhe i afiliuari në UP, prof. Isa Blumi dhe profesoresha e Universitetit të Prishtinës, prof. Vjollca Krasniqi. 

Senati miratoi katër tema dhe mentorë të studentëve të doktoratës dhe ratifikoi tri tema të tjera të këtyre studimeve, derisa plotësoi Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram