Me perspektivë evropiane në Podgoricë festojnë 20 vjetorin e Malit të Zi të rivendosur
Në një ceremoni solemne për 20 vjet nga rivendosja e pavarësisë së Malit të Zi, kryeministri Milojko Spajiq deklaroi se vendi kurrë nuk ka qenë më afër idesë për një Mal të Zi evropian dhe anëtarësimit në BE, transmeton televizioni N1. Ai theksoi gjithashtu se “Evropa e bashkuar mund të jetë projekti i fundit i vërtetë paqësor në botë”. Sipas tij, forca e një shteti nuk bazohet në territor, ushtri ose “unitet artificial”, por në aftësinë e qytetarëve për t’i kthyer dallimet e tyre në një vizion të përbashkët dhe për ta realizuar atë, thekson radio kombetare bullgare Në ceremoni mori pjesë edhe komisarja evropiane për zgjerimin Marta Kos. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić nuk e pranoi ftesën për të marrë pjesë në festim. “E pranoj, fajtorë jemi dhe na vjen keq që ju deshëm më shumë sesa ju na deshët neve”, thotë Vuçiç në një letër drejtuar qytetarëve të Malit të Zi.
FOTO: Reuters
Në Shkup tregojnë qëndrim të ndryshëm ndaj manifestimeve serbe dhe shqiptare
Studentë shqiptarë të drejtësisë protestuan në universitete të Maqedonisë së Veriut me kërkesën që provimi i tyre për licencim të zhvillohet në gjuhën shqipe. Ambasadori i Shqipërisë në Shkup Denion Meidani u thirr në ministrinë e jashtme për shkak të një komenti në Facebook se në vend nuk janë lejuar studentë nga Shqipëria për t’u bashkuar me kolegët e tyre në Shkup dhe Tetovë.
“Qeveria nuk ka ndërmend të mbrojë ose të ndërhyjë në politikën e brendshme dhe të pavarur të cilitdo shtet”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski. Fjalët e tij ishin me rastin e tubimit të shpallur për 23 maj në Kumanovë në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, transmeton BTA. Nga opozita deklaruan se ky është standard i dyfishtë dhe pyetën se si do të reagonte pushteti në Shkup nëse në vend do të mbahej një miting probullgar.
FOTO: Bloomberg
Turqia i propozon NATO-s të ndërtojë një tubacion ushtarak përmes Bullgarisë deri në Rumani
Turqia ka propozuar të ndërtohet një tubacion karburanti me vlerë 1,2 miliardë dollarë për qëllime ushtarake nga Turqia drejt Romanisë përmes Bullgarisë, njoftoi Bloomberg. Vendim për propozimin turk pritet në takimin e aleancës në Ankara më 7–8 korrik.
Bloomberg komenton se pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë në Ukrainë dhe shqetësimet në furnizimet energjetike, të shkaktuara për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, po e shtyjnë NATO-n të forcojë modelin e saj të sigurisë së furnizimeve me karburant në krahun lindor.
Ankaraja deklaron se trasa e propozuar nëntokësore do të jetë 5 herë më e lirë se një rrugë përmes Greqisë, të cilën pala turke e konsideron më të cenueshme për shkak të varësisë së lartë nga furnizimet detare.
Janez Janša
FOTO: Reuters
Janez Janša siguroi shumicë parlamentare dhe do të bëhet kryeministër i Sllovenisë
Partia Demokratike Sllovene (SDP), Partia Demokratike, koalicioni Sllovenia e Re (NS), Partia Popullore Sllovene (SNP) dhe “Fokus” nënshkruan marrëveshje koalicioni për formimin e qeverisë, njoftoi televizioni kombëtar slloven RTV Sllovenija. Negociatat e koalicionit u zhvilluan me dyer të mbyllura.
Lideri i së djathtës Janez Janša u propozua për kryeministër të Sllovenisë, pasi siguroi mbështetje për një koalicion të mundshëm qeverisës. Në votimin e marsit, Partia Demokratike Sllovene përfundoi në vendin e dytë me 28 mandate deputetësh, menjëherë pas lëvizjes liberale “Lëvizja Liri” të kryeministrit në largim Robert Golob, e cila fitoi 29 vende, por nuk arriti të formojë shumicë qeverisëse.
Koalicioni rreth Partisë Demokratike Sllovene do të disponojë me 50 vende në parlamentin 90-vendësh.
Vyron Kotzamanis
FOTO: ertnews.gr
Kriza demografike në Greqi po thellohet me ritme të shpejta
“Greket po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, ndërsa çdo vit në vend vdes popullsia e një qyteti të madh”, deklaroi për televizionin ERT drejtori i Institutit për Studime Demografike Vyron Kotzamanis. “Kemi një problem serioz në nivel kombëtar, i cili bëhet edhe më serioz në nivel lokal, veçanërisht në rajonet malore dhe gjysmëmalore. Tregues është fakti se në disa komunitete të vogla për një vit nuk ka lindur as edhe një fëmijë”, thotë Kodzamanis.
Për gjysmë shekulli lindjet kanë rënë nga 145 000 në vit në 65 000. Nëse më parë familjet kishin nga dy ose më shumë fëmijë, tani çdo gruaje në Greqi i takojnë mesatarisht 1,5 fëmijë. Llogaritjet tregojnë se paratë e nevojshme për rritjen e një fëmije nga lindja deri në moshën madhore janë midis 215 000 dhe 233 000 euro. Kjo do të thotë midis 11 942 dhe 13 000 euro në vit, ose 995–1083 euro në muaj, llogarisin mediat lokale.

