Rreth 30 deri në 40 persona mbetën të bllokuar pasi një ndërtesë nëntëkatëshe në ndërtim e sipër u shemb në qytetin filipinas të Angeles, tha të dielën një zyrtar i qytetit.
Tetë persona që ishin pranë ndërtesës u shpëtuan, ndërsa 11 të tjerë, përfshirë menaxherin e kantierit të ndërtimit, arritën të shpëtonin, tha një zëdhënës i qytetit për radion DZBB.

Sipas informacionit nga menaxheri i kantierit të ndërtimit, midis 30 dhe 40 personave janë të zhdukur, tha Pelayo, duke shtuar se operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.

Shkaku i shembjes nuk dihet ende, por inxhinieri i qytetit po shqyrton dokumentacionin dhe historikun e ndërtimit, tha Pelayo.
Ai shtoi se shpëtimi mund të jetë i vështirë sepse struktura është bërë prej betoni, duke e bërë heqjen e rrënojave sfiduese.
“Vlerësimi nuk është ende i plotë. Është shumë herët për të përcaktuar shkakun e shembjes, është ende duke u analizuar”, tha Pelayo.
Ai shtoi se edhe linjat e energjisë elektrike janë dëmtuar. “U bëjmë thirrje banorëve të zonës të bashkëpunojnë me autoritetet në mënyrë që operacioni i shpëtimit për njerëzit e varrosur të mos ngadalësohet dhe askush tjetër të mos vihet në rrezik”, shtoi ai.

