Saturday, May 30, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet i kërkuari për grabitje në Drenas

Arrestohet i kërkuari për grabitje në Drenas

Një person i kërkuar për grabitje është arrestuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Drenasit dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në bazë të urdhëresës së gjykatës.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate gjatë një operacioni të realizuar në rajonin e Drenasit.

Sipas njoftimit, është arrestuar personi me inicialet L.I., 37-vjeçar, i cili ishte i kërkuar për veprën penale grabitje.

I arrestuari, në bazë të urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit prej 3 vitesh dhe gjobës së shqiptuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram