Monday, May 25, 2026
HomeLajmeKosovëJevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë

Jevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë

Togeri i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh, Bojan Jevtiq ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë dhe rezervist i Ushtrisë së Serbisë.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, që e ka siguruar Televizioni i Kosovës , nga hetimi i udhëhequr nga prokurori special, Bekim Kodraliu, thuhet se gjatë bastisjes që i është bërë shtëpisë së Bojan Jevtiqit, janë gjetur dokumentacione që dëshmojnë se ai të paktën që nga viti 2009 ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë. 

Po ashtu është gjetur edhe dëshmia se ai është rezervist i Ushtrisë së Serbisë. Të gjitha këto janë përfshirë në aktakuzë dhe Jevtiq, edhe vetë i ka pranuar të gjitha gjatë gjykimit. Eprori i Policisë së Kosovës Bojan Jevtiq i cili javën e kaluar është dënuar për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje me gjashtë vjet burg e 2 mijë euro gjobë, sipas aktakuzës i ka raportuar drejtorisë paralele të Policisë së Gjilanit me bazë në Vranjë të Serbisë.

Jevtiq është zyrtari i parë i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram