Organizata Albanians For America ka njoftuar se nga nesër, 26 maj, kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të zhvillojnë vizitë zyrtare në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës, ku do të takojnë përfaqësues të institucioneve shtetërore, autoritete të sigurisë dhe përfaqësues të shqiptarëve në rajon.
Vizita, sipas organizatës, ka për qëllim forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, diskutimin e zhvillimeve të sigurisë rajonale dhe mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.
Në kuadër të agjendës në Kosovë, delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe me autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë në Camp Bondsteel. Po ashtu, janë paralajmëruar takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
Pas vizitës në Kosovë, kongresistët do të qëndrojnë në Luginën e Preshevës, ku do të takojnë përfaqësues të Këshilli Kombëtar Shqiptar, liderë politikë shqiptarë dhe drejtues të komunave të Preshevës dhe Bujanocit. Fokus i diskutimeve do të jenë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar atje.
Organizata theksoi se vizita zhvillohet në një periudhë të angazhimit të shtuar të Kongresit amerikan për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe për avancimin e integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Ndryshe, Keith Self gjatë këtij viti ka prezantuar në Kongresin amerikan një nismë ligjore për vlerësimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai po ashtu ka mbështetur publikisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar si faktor kyç për stabilitetin rajonal.
Vetëm tri javë më parë, Self së bashku me Ritchie Torres dhe Mike Lawler paraqitën një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve që shpreh mbështetje për integrimin e Kosovës në NATO.
Në fund, Albanians For America shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm të kongresistëve amerikanë në mbështetje të çështjes shqiptare, stabilitetit rajonal dhe partneritetit ndërmjet popullit amerikan dhe shqiptar.