Monday, May 25, 2026
HomeLajmeKosovëKurti pas ekzekutimit të pagesave për lehonat: Mjetet mund të vonohen

Kurti pas ekzekutimit të pagesave për lehonat: Mjetet mund të vonohen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ekzekutimit të pagesave për lehonat në vlerë prej 500 eurosh, duke theksuar se mjetet mund të vonohen pak derisa të reflektohen në xhirollogaritë bankare, pasi pagesa është kryer me sesionin e fundit bankar.

“Sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re, të rritur. Nga tash 500 euro. Të premten e kaluar, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, morëm vendim ndër të tjera që të mos prisnim korrikun, kur paga minimale bëhet 500 euro, në mënyrë që edhe shtesat për nënat lehona të rriten në të njëjtën vlerë. Meqenëse pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit. I gëzofshin të gjitha nënat dhe familjet!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2Fpfbid02nsUZL91co9esu7JYHhgDvHZVAp83FTkthDPEHBPQ7kpNAUXzSomZ5GUzLtdQZFnxl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram