Monday, August 24, 2026
HomeLajmeKosovëHyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet një i dyshuar

Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet një i dyshuar

Një person është intervistuar nga autoritetet pasi dyshohet se ka hyrë pa autorizim në një sistem kompjuterik dhe ka shkarkuar të dhëna, duke penguar funksionimin normal të tij.

Sipas njoftimit, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprat penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike” dhe “pengim i funksionimit të sistemeve kompjuterike dhe të informacionit”.

“Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pa autorizim ka hyrë dhe ka shkarkuar të dhëna nga një sistem kompjuterik duke penguar funksionin e rregullt të sistemit”, thuhet në raport.

Gjatë hetimeve, policia ka konfiskuar një laptop dhe një telefon celular, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram