Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëKurti vendos gurthemelin e zgjerimit të stadiumit `Ferki Aliu` në Vushtrri

Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të stadiumit `Ferki Aliu` në Vushtrri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, vunë gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumit “Ferki Aliu”, në Vushtrri.

Teksa uroi Klubin e Futbollit Vushtrria për rikthimin në Superligën e Kosovës, si kampione e Ligës së Parë, Kurti tha se ky është një sukses i merituar për këtë qytet që gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me sportin dhe me talentin.

“Krahas këtij suksesi sportiv, me ju dua të ndaj edhe një lajm shumë të rëndësishëm e të gëzueshëm për infrastrukturën sportive në vendin tonë. Po vazhdojmë me investim për zgjerimin dhe renovimin e stadiumit në Vushtrri, një projekt me vlerë 4 milionë e 693 mijë e 987 euro”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Ai shtoi se stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve të kategorisë II të UEFA-s, me kapacitet prej mbi 4 mijë ulëse për shikues dhe me tribuna të mbuluara nga të katër anët, përmes konstruksionit modern metalik. Afati për realizimin e punimeve është 550 ditë kalendarike. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram