Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka konstituuar sot bordin e ri drejtues.
Sipas vendimit të ShSKUK-së, doktor Faik Shatri është emëruar kryesues i bordit të ri, mandat që do ta ushtrojë për një vit. Ai njëherësh është edhe përfaqësues i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në këtë bord.
Në mbledhjen e mbajtur sot e martë datë 20.05.2026 janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të bordit drejtues.
Pjesë e bordit janë emëruar Tetore Olloni, Ardita Baraku, Osman Hajdari, Vjollca Zeqiri, Mentor Sadiku dhe Fahredin Majkovci.
“Me këtë rast, Bordi Drejtues ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për kontributin dhe angazhimin e Bordit Drejtues të mandatit paraprak në zhvillimin dhe funksionimin e SHSKUK-së”, thuhet në njoftim.

