Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pritur Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji, në një takim të përbashkët të zhvilluar me rastin e festës.
Gjatë këtij takimi, dy liderët fetarë kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit në shoqëri, duke bërë thirrje për qetësim të situatës politike në vend dhe për më shumë përgjegjësi nga faktorët politikë.
“Është një moment i mirë që së bashku të lutemi për vendin tonë dhe për politikën tonë, që të qetësohet dhe të mos vazhdohet me përplasje për pushtet, por të mendohet për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të jetës sonë. Zoti e ruajt të gjithëve dhe paqja mbretëroftë mbi të gjithë ne,” ka thënë pos tjerash Ipeshkvi Dodë Gjergji.

