Presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për negociata me Evropën , raportoi sot agjencia e lajmeve RIA, duke cituar Kremlinin.
Moska e konsideron diskutimin që po zhvillohet në Evropë rreth kandidatëve të mundshëm për rolin e negociatorëve me Rusinë si një zhvillim pozitiv, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov .
Megjithatë, kujtohet se dje Bashkimi Evropian thirri të ngarkuarin me punë rus në Bruksel për të protestuar, pas njoftimit të Moskës se synon të nisë “sulme sistematike” kundër objektivave në Kiev dhe duke u bërë thirrje shtetasve të huaj të largohen nga kryeqyteti ukrainas.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Anita Hipper, në një postim në platformën X, e përshkroi “kërcënimin ndaj qytetarëve dhe diplomatëve të huaj për t’u larguar nga Kievi” si një “përshkallëzim të papranueshëm”.
Siç raportoi ajo, BE-ja thirri të ngarkuarin me punë rus dhe i kërkoi Moskës “të ndalojë së synuari civilët”. Ajo shtoi se delegacioni i BE-së mbetet në Kiev.

