Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëVdes një 37-vjeçar në Mitrovicë të Jugut, një tjetër mbetet i lënduar

Vdes një 37-vjeçar në Mitrovicë të Jugut, një tjetër mbetet i lënduar

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 27 majit në Mitrovicë të Jugut, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 22:00 të datës 27 maj 2026, autoritetet janë informuar se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Jugut është dërguar një person i lënduar me mjet të mprehtë.

Mjeku kujdestar ka konfirmuar se viktima, mashkull 37-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në këtë rast, një person tjetër është lënduar gjithashtu me thikë nga i njëjti i dyshuar, por pas trajtimit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit për krime të rënda, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull 31-vjeçar, është arrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Gjithashtu, është sekuestruar edhe arma e ftohtë (thika) që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram