Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme.
Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) mbetet 1.58 euro për litër, i njëjtë me ditën e djeshme, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.52 euro për litër, që është 1 cent më lirë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.74 euro për litër, duke mbetur i pandryshuar nga dita e kaluar.

