Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka quajtur humbje të madhe ndarjen nga jeta të Hafiz Gagicës, veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgatë i cili vdiq dje.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Gagica do të mbahet në mend, ndër të tjera, si atdhetar e veprimtar i palodhur.
“Ndarja nga jeta e Hafiz Gagicës është një humbje e madhe dhe lajm i hidhur. Hafiz Gagica do të mbahet mend si bartës i organizimit të mërgatës tonë në Gjermani, si atdhetar e veprimtar i palodhur, që nuk kurseu asgjë për jetësimin dhe forcimin e sistemit të Republikës së Kosovës që ndodhej nën okupim gjatë viteve të ’90-ta. Ai ishte mik i ngushtë i Jusuf Gërvallës, njëri nga aktivistët e hershëm e të zotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në mërgatë, si dhe bashkëpunëtor i afërt i Sali Çekajt dhe i presidentit Ibrahim Rugova”, ka shkruar ai.
Po ashtu Kurti tha se ai u bë zë i Kosovës edhe në lobim dhe në takime të rëndësishme në kohë të vështira.
“Ndërsa nuk do të harrohet asnjëherë tubimi në Bonn më 1998, për të cilin ai punoi shumë, e ku morën pjesë më shumë se 100 mijë shqiptarë që kërkuan liri për Kosovën. Nderime për jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve!”, theksoi Kurti.