Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 26 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.
Në aspektin agrometeorologjik, sipas IHMK-së, kushtet konsiderohen të favorshme për kulturat pranverore dhe lagështia në tokë pritet të mbetet e mire për shumicën e bimëve.

