Saturday, May 30, 2026
HomeLajmeKosovëHradinaj nderon deshmoret he martiret e Deçanit

Hradinaj nderon deshmoret he martiret e Deçanit

Ish kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka kujtuar Dëshmorët dhe Martirët e Deçanit në Ditën e Përkujtimit, duke vlerësuar kontributin historik të këtij qyteti për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi Deçanin si një vend historikisht në ballë të proceseve për lirinë e atdheut dhe burim të shumë patriotëve ndër breza, duke theksuar se qyteti sot vazhdon zhvillimin pavarësisht sfidave.

“Sot, në Ditën e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, përulemi me respekt para sakrificës së tyre, me mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se liria do të jetojë për aq kohë sa kujtohen ata që u sakrifikuan në themelet e saj, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi të rënëve ndër breza!”. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram