Saturday, October 31, 2026
HomeLajmeKosovëHoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, deklaroi se Kosova mbetet prioritet absolut i politikës së jashtme shqiptare dhe se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm në proceset integruese dhe në forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare.

Në konferencën e përbashkët me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, Hoxha tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë mbështeten në histori të përbashkët, interesa strategjike dhe synime të përbashkëta euroatlantike.

Ai theksoi se dinamikat gjeopolitike në rajon dhe në Evropë kërkojnë koordinim edhe më të madh ndërmjet dy vendeve, duke shtuar se bashkëpunimi duhet të përkthehet në projekte konkrete me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Hoxha vlerësoi se pavarësia e Kosovës ka kontribuar në paqen dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa e cilësoi vendin si shembull të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të respektimit të të drejtave të qytetarëve.

Ai përsëriti mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke veçuar Këshillin e Evropës dhe UNESCO.

Sa i përket sigurisë, ministri shqiptar tha se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë afrimin institucional të Kosovës me NATO, duke theksuar se prania e KFOR mbetet faktor kyç për stabilitetin në vend dhe rajon.

“Shqipëria nuk do të pranojë dhe nuk do të tolerojë asnjëherë cenimin e sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës. Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, deklaroi Hoxha.

Ai foli edhe për rëndësinë e projekteve infrastrukturore dhe energjetike mes dy vendeve, përfshirë hekurudhën Durrës–Prishtinë, duke i cilësuar ato si investime strategjike që forcojnë integrimin ekonomik dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

Në fund, Hoxha uroi që procesi zgjedhor dhe formimi i institucioneve të reja në Kosovë të përmbyllen me sukses, duke theksuar se respektimi i sovranitetit dhe i proceseve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram