Monday, June 1, 2026
HomeLajmeKosovëDita Botërore e Prindërve

Dita Botërore e Prindërve

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Prindërve, datë kjo e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 17 shtator 2012.

Në një rezolutë të miratuar thuhej se 1 qershori shpallet Dita Botërore në nderim të Prindërve në të gjithë botën.

Rezoluta fton shtetet anëtare të OKB-së të festojnë Ditën Botërore të Prindërve në kuadrin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm me shoqërinë civile, në veçanti me pjesëmarrjen e të rinjve dhe fëmijëve, për të marrë pjesë në veprimtaritë kushtuar kësaj dite.

Sipas të dhënave ndërkombëtare, mbi 2 miliardë fëmijë në botë varen drejtpërdrejt nga kujdesi dhe përkushtimi i prindërve, duke e bërë rolin e tyre thelbësor për zhvillimin dhe mirëqenien e shoqërisë.

Po ashtu, studimet tregojnë se përfshirja aktive e prindërve në edukimin e fëmijëve rrit ndjeshëm suksesin shkollor dhe zhvillimin emocional të tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram